Vdes djali i sunduesit të Dubait në moshën 33-vjeçare
Ai ishte djali i madh i sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum në Dubai, një djalë i pashëm me një të ardhme të ndritur përpara tij.Por sheiku Rashid, 33 vjeç, u varros të shtunën pasi vdiq nga një atak në zemër në shtëpi.Tani, vdekja e parakohshme e sheikut Rashid ka lënë pa përgjigje shumë pyetje, shkakun e vdekjes së tij në një moshë kaq të re.Edhe pse shkaku zyrtar i vdekjes është ataku në zemër, përdorimi i drogës dhe abuzimi me steroidet kanë ndikuar në ikjen e tij.Rashid, që në një moment mbante një numër të madh rolesh të profilit të lartë, u tërhoq nga jeta publike dhe u bë një figurë enigmatike në emiratin që ishte i destinuar ta sundonte.I lindur në vitin 1981, Rashid ishte djali i sunduesit të Dubait, Sheikut Mohammed.Ashtu si babai i tij, edhe Rashid ishte kalorës i apasionuar. Me një pasuri personale të rreth 1.9 miliardë dollarë , ai njihej për festat e shumta të shthurura që organizonte.
