Tregu i bombulave në informalitet, paraqet rrezikshmëri për jetën e qytetarëve

Ngjarja e ndodhur në “Don Bosko”, ku si pasojë e shperthimit të një bombule gazi mbetën të plagosur 21 persona, duket se nuk i ka shqetësuar banorët e kryeqytetit tu drejtohen pikave të rrezikshme të mbushjes së gazit.Gati një muaj e gjysëm pas ngjarjes, Ora News i kthehet vëzhgimit në terren ku sjell këto pamje.3 1 Ekspertët e bombulave nga ana tjetër të kontaktuar nga Ora News fajësojnë shtetin për mungesën e vëmendjes për monitorimin e tregtimit të gazit, çka ka sjellë edhe një situatë shqetësuese sipas tyre.Fill pas ngjarjes së ndodhur, kreu i Inpektoriatit Qëndror Teknik, Ejana Xhixho, në një intervistë për Ora News pranoi informalitetin në këtë sektor, që për pasojë ka shtuar rrezikun ndaj jetës së qytetarëve.