Shqiptarët po lindin më pak e vdesin më shumë

"Raporti i fundit i INSTAT tregon se ka rënë ndjeshëm numri i lindjeve. Për 1000 banorë llogariten mesatarisht 12 lindje. Rënie kanë shënuar edhe martesat me 6.5%. ndërsa vdekjet kanë shënuar rritje me 1.9%.Lindjet në Shqipëri po bien në nivele shqetësuese. Sipas raporti të fundit të INSTAT, për 1000 banorë llogariten mesatarisht 12 lindje.Në qytet e mëdha si Tirana e Durrësi, ka rënie, ndërsa në Kukës dhe në Dibër shënohet e kundërta; lindjet kanë pësuar rritje. Në qarkun e Kukësit ka 15 lindje për 1000 banorë dhë në Dibër mesatarisht ka 14 lindje për 1000 banorë. Një tjetër e dhënë e INSTAT tregon se Gjirokastra ka shënuar rënie drastike të lindjeve, mesatarisht 9 lindje për 1000 banorë.Rënie kanë shënuar edhe martesat. INSTAT raporton se në gjendjen civile në 2014 janë celebruar 23.000 çifte. Krahasuar me 2013 martesat kanë pësuar një rënie prej 6.5%.Ndrsyshe nga lindjet dhe martesat që shënojnë rënie, vdjekjet në 2014 kanë pësuar rritje. Ka patur 21.000 të vdekur 2014, 1.9% më shumë se 2013 dhe 2.7% më shumë se 2010.Norma bruto e vdekjeve në shqipëri llogaritet 7 vdekje për 1000 banorë. Shkak të mortalitetin janë aksidentet, sëmundjet kardio vaskulare, turmorale por edhe plakja.vdekje lindje