"Të largohet OSBE", Ministria e Jashtme shkresë institucioneve ku liston arsyet

Ministria e Punëve të Jashtme u kërkon në rrugë zyrtare përmes një shkrese disa institucioneve të rëndësishme në vend të raportojnë për projektet që kanë në proçes me OSBE, pasi ka listuar disa argumenta sipas të cilave prania e prezencës shihet me vend për tu reduktuar. Argumenti më i fortë që mbështet këtë kërkesë lidhet me faktin se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë është e tepërt në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidate për në BE.Ora News ka arritur të sigurojë shkresën dërguar disa insticuionve të rendësishme në vend, ku nënvizohet e domosdoshme ndryshimi i mandatit të pranisë së OSBE në vendin tonë dhe tkurrja e saj në disa fusha përparësore.Në letrën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, konkretisht thuhet se “zhvillimet pozitive të demokracisë shqiptare dhe rritja e rolit të profilit të Shqipërisë në rajon e më gjerë, anëtarësimi në NATO dhe marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian kanë sjellë ndryshim rrënjësor në marrëdhënuet tona me OSBE.Shqipëria nuk është vetëm konsumatore e ekspertizës së OSBE, por kontributor në mënyrë të qenësishme në ruajtjen dhe promovimin e rolit te organizatës në arkitekturën e sigurisë në Europë”.Ministria e Punëve të Jashtme e gjykon të domosdoshme rishikimin e asistencës se OSBE në drejtim të ecurisë së reformave në vendin tonë, duke vlerësuar gjithnjë e më shume kapacitetet tona të brendshme për të ecur në rrugën e reformave në vend.Për këto argument, Minstria e Jashtme u kërkon institucioneve informacion mbi projektet në proçes që këto institucione kanë në periudhë kohore me OSBE.Dikasteri i punëve të jashtme kërkon që ky informacion tu dërgohet brenda datës 23 shtator, të mërkurën e javës që vjen.letra