Kërkojnë lirimin nga burgu të të riut me tumor, të burgosur e fshatarë solidarizohen me familjen
Dhjetëra banorë të fshatit Mbrostar Ura në Fier kanë protestuar në solidaritet me familjen Meçaj, për lirimin nga burgu të 22 vjeçarit të sëmurë rëndëArtur Mecaj i dënuar me 5 vjet burg për "armbajtje pa leje", vuan nga tumori në mushkëri dhe probleme të rënda kardiake. familjarët kërkojnë që 22 vjecari t'i kalojë ditët e fundit pranë të afërmve në shtëpi.E moshuara Liri Refati, gjyshja e Artur Meçajt, thotë se nipi i saj nuk është person që përbën rrezik për të tjerët, aq më pak në gjendjen e rënduar shëndetësore ku ndodhet. 70-vjecarja paralajmëron se nëse 22-vjecari nuk lirohet, të gjithë banorët e fshatit do bllokojnë rrugën nacionale Fier-Lushnje.Reagon Drejtoria e BurgjeveKa reaguar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në deklaratën për mediat sqarohet se i burgosuri Artur Mecaj është trajtuar vazhdimisht në spitalin e Burgut Fier, ku pavarësisht keshillave të mjekëve për t'u shtruar, nuk ka pranuar dhe ka kerkuar të trajtohet në shtëpinë e tij. Kjo kërkesë për të cilën është vënë në dijeni gjykata dhe Prokuroria, nuk është e bazuar nga ana ligjore shpjegon drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Burime brenda Burgut të Fierit, thonë se me kërkesën eArtur Meçajt janë solidarizuar edhe të dënuarit e tjerë që mëngjesin e se shtunës, 19 shtator, kanë refuzuar ushqimin.