Arsimi parauniversitar, UET forum diskutimi për strategjinë 2014-2016

Në një diskutim në Universitetin Europian të Tiranës, përfaqësues të Drejtorive Arsimore dhe drejtues të gjimnazeve në rang vendi, në rrahjen e ideve dhe propozimeve për përmirësimin e këtij sistemi.Universiteti Europian i Tiranës organizoi forumin e 6 të diskutimit mbi "Strategjinë e sistemit parauniversitar 2014-2020".Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj, dhe Administratori Henri Çili, propozuan ndryshime për sistemin parauniversitar dhe ndër me kryesoret lidhet me kthimin në arsim të detyrueshëm gjimnazin, duke e shtyrë formimin pas gjimnazit.Gjura: Pse të mos shkojmë drejt gjimnazit universal dhe të detyrueshëm dhe pastaj pas gjimnazit të detyrueshëm një arsim profesional 2 vjeçar.Çili: Një gjimnaz më i thjeshtuar me një program, me një kualifikim i detyrueshëm në çdo cep të Shqipërisë do të rriste fuqinë e komuniteteve, do të rriste mundësitë e fëmijëve për të bërë zgjedhje të lira, më të mira nesër për karrierën e tyre, do të rriste qytetarinë në komunitetet përkatëse.Por kjo ide e përfaqësuesve të Universitetit Europian u kundërshtua nga ish-zevendës/Ministri i Arsimit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.Sipas tij vendi ka nevoje për krah të kualifikuar pune dhe shtyrja e formimit profesional pas gjimnazit e pengon këtë.Mazniku: Një skemë e ngjashme do ta zgjaste sistemin arsimor, ndërkohë që nga Bolonja e tutje tendeca europiane ka qenë për ti përgatitur pak më shpejt dhe për ti aftësuar pak më shpejt të rinjtë për të dalë në tregun e punës dhe për të pasur mundësi që të funksionojnë në shoqëri.Universiteti Europian i Tiranës është angazhuar në organizmin e forumeve të hapura, ku hidhen dhe diskutohen ide për përmirësimin e këtij cikli që pas prezantimit të stategjisë për "Arsimin Parauniversitar 2014-2020".