Shkodër, nis zbatimi i projektit pilot: Pastrimi në çdo fshat me grafikë

Bashkë më pastrimin e mbetjeve urbane, një nga sfidat kryesore të pushtetit vendor mbetet menaxhimi territorial. Bashkia e Shkodres ka nisur zbatimin e një projekti pilot në 10 ish komunat, që me reformën territoriale tashmë janë pjesë e bashkisë. Pas Gurit të Zi, këtë të premte në Berdicë u bë vendosja e 10 kontenierëve dhe është ndërtuar grafiku për pastrimin e cdo fshati.Voltana Ademi, kryetare e bashkise Shkoder: “ Nevoja për ndërhyrje ka qenë emergjente, është kryer transporti duke kryer burimet, njerëzit në dispozicion që kanë punuar për këtë , është kryer transporti në lendfill, dhe duke parë nevojën e madhe që ka për këtë shërbim kemi filluar me një ndërhyrje të parë, duke vendosur kazanet për grumbullimin e mbetjeve, sidomos në qendrat shëndetsore”Për kryebashkiaken Ademi duhet të vijojë investimi nga qeveria në landfild-in e Bushatit.Voltana Ademi:Nëse kemi një ambjent më të pastër kemi ujë më të pastër, kemi tokën më të pastër. Jetojmë më mirë kemi turizëm më shumë, kemi ekonomi më shumë. Jetojmë më mirë në familjet tona”.Çështja e trajtimit të mbetjeve urbane dhe inerteve shfaqet si një domosdoshmëri për pushtetin vendor, pasi pasojat në mjedis janë të mëdha.shkoder/Oranews.tv/