Transparenca e buxhetit, Shqipëria e parafundit në rajon

Qeveria nuk është transparente në hartimin dhe ndarjen e buxhetit. Shqipëria renditet në Ballkan ndër vendet me transparencën më të dobët mbi buxhetin, e parafundit me 38 pike nga 100 te mundshme.Kjo ka rezultuar nga vrojtimi i kryer nga Partneriteti Ndërkombetar për Buxhetin, një organizatë jofitimprurëse me qendër në Uashington.Studimi është i bazuar mbi kritere të pranuara ndërkombëtarisht, të zhvilluara nga organizatat ndërkombëtare FMN, OECD dhe INTOSAI.Vrojtimi mat transparencën e Buxhetit të Shtetit, mundësinë e pjesëmarrjes publike në të dhe forcën, profesionalizmin dhe pavarësinë e institucioneve që e mbikëqyrin realizimin e buxhetit.Të gjitha shtetet ndahen në kategori, me shtetet që arrijnë pikët e mjaftueshme mbi 61 dhe ato të pamjaftueshme nën 60.Shqipëria renditet në Ballkan ndër vendet me transparencën më të dobët mbi buxhetin, e parafundit me 38 pike nga 100 te mundshme.Në lidhje me dhënien e mundësive publikut që të angazhohet në procesin e formulimit dhe realizimit të buxhetit, vendi ynë ka dalë edhe më dobët, ka marrë 15 pikë, ndërkohë që mesatarja planetare është 25.Kjo renditje dëshmon punën krejtësisht të pamjaftueshme të qeverisë, por edhe të Parlamentit, për të angazhuar shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët në përgatitjen dhe realizimin e buxhetit të të gjithëve, pra Buxhetit të Shtetit.Vrojtimi vlerëson si të përshtatshëm rolin e Kontrollit të lartë të shtetit, si institucioni supreme I kontrollit të buxhetit, duke I dhënë shqipërisë 92 pikë nga 100 të mundshme. Ndërsa rolin e legjislativit e vlerësobn të limituar, me vetëm 49 pikë nga 100 të mundshme.Vrojtimi bën disa rekomandime për Shqiprinë për të përmirësuar transparencën e buxhetit të shtetit, ku mes të tjerave i kërkohet qeverisë që të publikojë një raport të fundvitit për zbatimin e tij dhe t'ua shpërndajë mediave.vrojtimi i buxhetit te shteti/Oranews.tv/