Aplikoni brenda afateve për çertifikatat e pronësisë përndryshe digjeni
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame paralajmëroi nga Durrësi se asnjë qytetar, i cili nuk bëhet pjesë e procesit të legalizimeve brenda afatit të paracaktuar, nuk do të ketë mundësi të pajiset me çerfitikatë pronësie. I shoqëruar nga ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni, Lame dha lejen e 10.000-te në Durrës.Artan Lame: Askush nuk ka të drejtë të luajë me ata 400 mijë qytetarë që kanë aplikuar. Kanë një afat të fundit dhe nuk mund të bëhen më lojra"Ministrja Gjermeni shpjegoi se pas përfundimit të procesit të legalizimit do të vijohet me urbanizimin e zonave informale.Eglantina Gjermeni:"Procesi i legalizimit do të jetë hapi i parë i urbanizimit të këtyre zonave"Në Durrës mbeten problematike 500 objektet e ndërtuara në zonën A të qytetit, në zonën arkeologjike dhe ato të kërcënuara nga fenomeni i erozionit, të cilat nuk do të përfshihen në procesin e legalizimeve.
/Oranews.tv/