Obama emëron Eric Fanning, zyrtarin e parë homoseksual në ushtrinë e SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, emëroi zyrtarin e lartë të Pentagonit, Eric Fanning, në postin e sekretarit të Ushtrisë.Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, Fanning do të jetë zyrtari i parë homoseksual i deklaruar në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.Prej muajit qershor, ai ishte ushtrues i detyrës së nënsekretarit të ushtrisë.Fanning ka shërbyer si ndihmës special i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, dhe ka mbajtur poste të larta në Forcën Ajrore.Kur Fanning nisi punën në Pentagon, në ushtrinë amerikane ishte i ndaluar shërbimi i homoseksualëve sipas politikës së njohur, "mos pyet, mos trego".Kjo politikë është tërhequr nga presidenti, Barack Obama, në dhjetor të vitit 2010./Oranews.tv/