Kokëdhima: Zyrtarët të mos e shohin popullin si mundësi për ta rrjepur

Një prej njërëzve më me influencë dhe të afërt të kryeministrit Edi Rama deputeti socialit Koço Kokëdhima lëshoi ne jug te vendit, gjatë një ceremonie përkujtimore për të rënët së Luftës, disa deklarata të ashpra që lidhen me sjelljen e të zgjedhurve vendore dhe zyrtarëve të lartë në pushtetin qëndror. Ai tha se ata duhet të heqin dorë nga mënyra e të sjellurit kur populli shihet për tu rrjepur dhe jo qeverisur.Një nga njerëzit më me influencë, në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima, kritikon ashpër sjelljen e të zgjedhurve vendorë dhe qendror ndaj qytetarëve. Koordinatori për rajonin e Vlorës, i sugjeron të zgjedhurve vendorë që të paktën të sillen mirë kur nuk kanë mundësi të ndryshojnë gjëndjen e qytetarëve me investime.Koço Kokëdhima: "Nëse nuk ndryshojmë dot kushtet, sa hap e mbyllë sytë kushtet e bujqësisë, kushtet ekonomike, infrastrukturën, ne mund të ndryshojmë shumë shpejt sjelljen e njerëzve që përfaqësojnë popullin. Mund të ndryshojmë shumë shpejt sjelljen e administratës, dhe pushtetit vendor e qendror, që popullit ti vendosen në vendin e duhur, njerëzit e duhur.Koço Kokëdhima, ka kërkuar t'i jepet fund politikës së shfrytëzimit të postit nga të zgjedhurit, në kurriz të qytetarit.Kokëdhima: "Asnjë zyrtar, në çdo zyrë periferike apo qëndrore, nuk duhet të vazhdojë të shohë popullin, si një mundësi për të rrjepur atë. Të largohemi nga sjelljet e këqija e të urryera të këtij tranzicioni që i kanë bërë shumë herë zyrtarët e shtetit, të urryer për qytetarët.Deklaratat e deputetit socialist, u bënë në ceremoninë përkujtimore në Drashovicë në nderim të të rënëve të luftës.koco/Oranew.tv/