Hungaria përfundon murin 41 km, në Greqi mbytet e mitura siriane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2015, 15:42
Hungaria ka përfunduar murin 41 kilometra të gjatë me Kroacinë. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se gardhi me tela dhe gjemba ka përfunduar mbrëmë në darkë.Ndërsa pjesa tjetër e kufirit mes dy vendeve 330 kilometra e gjatë përshkohet nga lumi Drava dhe është i pamundur të kalohet nga emigrantët.Ndërkohë për shkak të krizës së emigrantëve, Hungaria ka thirrur rezervistët për të përballuar cdo përshlkallëzim trë situatës.Ndërkohë një tjetër tragjedi ka ndodhur në det, ku një vogëlushe siriane 5 vjecare është mbytur pranë brigjeve të Lesbos, ndërsa 13 emigrantë të tjera u shpëtuan nga rojet bregdetare greke./oranews.tv/