Aeroporti i Rinasit: Jemi në negociata me Qeverinë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon negociatat me Qeverinë Shqiptare në lidhje me Kontratën e Konçesionit.Përmes një deklarate për shtyp, Drejtoresha e Komunikimit, Arlinda Çausholli, sqaron se “një marrëveshje përfundimtare ende nuk është arritur, por në respekt të këtyre negociatave, TIA e gjykon të arsyeshme të shprehet publikisht vetëm në momentin e duhur".Fillimisht ishte Ministri i Ekonomisë që deklaroi se brenda dy muajve do t'i hiqet ekskluziviteti i fluturimeve kompanisë që menaxhon aeroportin e Rinasit, por Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto tha në Tonight Ilva Tare se nuk ka një afat dhe se negociatat vazhdojnë."Ne jemi në proçes negocimi, por jemi të kujdesshëm të ruajmë seriozitetin e negociatave dhe besoj se jemi në rrugën e mbarë për të arritur në një marrëveshje për të kënaqur të dyja palët", deklaroi Haxhinasto në Ora News.