Magjistratët e rinj, KLD i propozon Nishanit emërimin e 10 gjyqtarëve të rinj
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i propozon Kreut të Shtetit emërimin 10 gjyqtarëve të rij. Kandidatët, kanë përfunduar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2013-2014, profili gjyqtar.Propozimet për emërim1. Nurjeta Tafa, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; 2. Enkeleda Kapedani, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan; 3. Ejona Lazellari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier; 4. Elsa Ulliri, Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë; 5. Atalanta Zeqiraj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë; 6. Aurel Arapi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin; 7. Flojera Davidhi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë; 8. Genti Dokollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë; 9. Sokol Pina, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë; 10. Arben Dosti, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.Në mbledhjen e sotme anëtarët e KLD vendosën konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës më datë 22.08.2015, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Anastasi Shehu, si dhe shpalljen pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë të vendit vakant në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Vlorë.Gjithashtu, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi kërkesën për dorëheqje nga detyra, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Klodian Rado, si dhe shpalljen pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë të vendit vakant në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Vlorë.Mbledhja vijoi me shpalljen e vendit vakant për funksionin drejtues të kryetarit të gjykatës, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shkak të mbarimit të mandatit në këtë funksion, më datë 16.12.2015, të kryetarit aktual z. Pashk Gjaci