Ja çfarë përfaqëson ligji "Severino" që po aplikohet dhe në Shqipëri

Qeveria shqiptare komunikoi se Këshilli i ministrave sapo ka miratuar Projektligjin "Për Legjitimitetin e Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike".Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj informoi mediat se ky projektligj është frymëzuar nga ligji italian "Severino" me qëllimin e dhënies fund të debatit mbi dekriminalizimin.Po çfarë norme ligjore përfaqëson ligji "Severino" në Itali e kur është praktikuar ai? Ligji "Severino" është firmosur nga Presidenti i atëhershëm i Republikës italiane Giorgio Napolitano më 6 nëntor 2012 e ka hyrë në fuqi më 5 janar 2013.Domosdoshmëria e krijimit të një ligji të tillë qe pasojë e raporteve e studimeve me të dhëna preokupuese hartuar nga Bashkimi Europian e OSBE mbi nivelin e korrupsionit në Itali. Raporti i vitit 2011 e rendit Italinë në vendin e tretë ndër vendet më të korruptuara të OSBE, pas Meksikës e Greqisë. Niveli i korrupsionit në vend përllogaritej t'i kushtonte shtetit italian rreth 60 miliardë euro në vit, baraz me 3.8% të PBB.Propozimi për një projekligj të tillë me masa për parandalimin e korrupsionit në Administratën Publike lindi qysh më 2010 në qeverinë e Silvio Berluskonit e me propozimin e ish-ministrit të atëhershëm të drejtësisë Angelino Alfano, sot ministër i Brendshëm. Ky ligj u bë realitet vetëm në kohën e qeverisë së Mario Montit e morin emri ligji "Severino" , nga ministrja e drejtësisë së kësaj qeverie Paola Severino, e cila redaktoi dekretet e tij. Pikat kryesore të Ligjit "Severino" parashikojnë;Mos e drejta e kandidimit në zgjedhjet për dhomën e Deputetëve e Dhomën e Senatit të Parlamentit Italian të personave me një dënim prej më shumë se dy vjet.Mos e drejta e vazhdimit të mandatit parlamentar për personat e shpallur fajtor gjatë mandatit të tyre zgjedhor. Në këtë rast i takon Dhomës së Deputetëve ose Dhomës së Senatit të marrin vendimin e largimit të personat në përputhje me ligjet e Kushtetutës Italiane.Mos kandidimi e vlerësimi i mos së drejtës për të kandiduar si anëtarë të Parlamentit Europian për Italinë apo në pozicione të tjera të këtij parlamenti për të gjithë ata persona që nuk kanë të drejtën e kandidimit në Itali.Mos e drejta për të marrë poste në qeverinë kombëtare. Kush e kryen aktualisht këtë rol duhet të demostroj se nuk ka kushtet e personave të konsideruar të pakandidueshëm.Mos e drejta për tu kandiduar në zgjedhjet rajonale e për të kryer funksione publik në administratën rajonale. Pezullim nga detyra nëse e ushtrojë këtë pozicion e eleminimi nga listat zgjedhore rajonale.Mos e drejta për t'u kandiduar në zgjedhjet komunale e të qarkut, si dhe për të kryer fuksione publike në nivel qarku o komune. Pezullim nga detyra nëse e ushtrojë këtë pozicion e eleminimi nga listat zgjedhore të qarkut e komunës. Kush janë kriteret e moskandidmit të parashkiuara nga Ligji "SEVERINO"1- Përvetësimi. Kur një nëpunës publik apo i ngarkuar në shërbimin publik përfiton nga detyra i tij apo nga detyra e ngarkuar për të përvetësuar para o pasuri të tjera. Dënimi me burg shkon nga 4-10 vjet.2- Korrpusioni. Korrupsion për ushtrim detyre me dënime nga 1-5 vjet burg. Dënimi për korrupsion me aktetet gjyqësore është 4-10 vjet.3- Zhvatja. Abuzimi i kompetencave zyrtare për të detyruar dikë apo për të premtuar padrejtësisht një palë të tretë me qëllim përfitim parash o dicka tjetër. Dënimi me burg shkon nga 6-10 vjet.Kohëzgjatja e mos së drejtës për tu kandiduar është 6 vjet nga data e dënimit përfundimtar shtuar 1/3 në rast se është dënuar dhe për abuzim detyre.Ky ligj është praktikuar për herë të parë në zgjedhjet politike të vitit 2013 ku 37 këshilltarë rajonal u detyruna të braktisin jetën politike për shkak të aplikimit të këtij ligji.