Piu verë të shtrenjtë dhe shkeli sovranitetin e territorit, Ukraina shpall "non grata" Berlusconin
Ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, shpallet nga autoritetit ukrainase si "persona no grata".Liderit aktual të qëndrës së djathtë italiane, i është ndaluar hyrja për tre vjet në shtetin e Ukrainës.Ky vendim është marrë nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Kievit pas vizitës më 11 shtator në Krime të ish-kryeministrit italian nën shoqërinë e presidentit rus Vladimir Putin e pa pasur marrëveshje paraprake me autoritetet ukrainase.Në komunikatën zyrtare të qeverisë së Kievit shkruhet; "Më 14 shtator të 2015 është marrë vendimi i ndalimit të hyrjes në territorin ukrainas për 3 vjet të qytetarit italian Silvio Berlusconi. Kjo masë merret për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare."Ministria e Punëve të Jashtme ukrainase ka dënuar publikisht vizitën e Silvio Berlusconit e Vladimr Putinit në Krime më 11-12 shtator 2015, duke e etiketuar si "një dhunim të normativës ukrainase mbi hyrjen në një territor të pushtuar përkohësisht. Vizita në Krimenë e pushtuar është një tentativë e Federacionit rus për të legjitimuar me çdo kusht pushtimin e paligjshëm të Krimesë dhe një shprehje e mungesës së respektit për sovranitetin shtetëror të Ukrainës."Për qeverinë e Kievit iniciativa e Silvio Berlusconit bie në kontraditë dhe me politikën e Bashkimit Europian ndaj gadishullit të Krimesë, i pushtuar një vit më parë nga qeveria e Moskës.Ish-kryeministri italian ka hyrë kështu në listën e zezë të personave të akuzuar se mbështesin dhunimin e integritetit territorial e sovranitetin e shtetit të ukrainas.Supozohet se në këtë listë renditen deri më tani 400 persona e 90 subjekte, mes të cilëve aktori i njohur francez Gerardo Depardieu, aktori amerikan Steven Seagal, kompozitori serb Goran Brekovic, rreth 37 gazetarë të huaj mes të cilëve dhe 3 gazetarë nga BBC etj.Gjithashtu autoritetet ukrainase kanë kërkuar nisjen e një proçedimi penal për konsumimin e paligjshëm në Krime, nga Putin e Berlusconi, të një vere spanjolle e rrallë 240 vjeçare dhe mjaft e shtrenjtë, e cila e gjendur në territorin e Krimesë është nën mbrojtjen e autoriteteve ukrainase.Vera e markës Massandra Sherry de la Frontera 1775 me një kosto prej 43500 dollarë qe vera më antike në Europë.Gjatë vizitës në Krime, ish-kryeminstri Berlusconi e Presidenti rus Putin bënë homazhe e vendosën lule në Memorialin e viktimave të luftës në Krime.
