Pas apelit të Papës, Vatikani mirëpret familjen e parë emigrante

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga apeli i lëshuar nga Papa Françesku për mikpritjen e hapjen e dyerve ndaj emigrantëve nga të gjitha kishat e komunitetet fetare në botë, e në Vatikan ka mbërritur familja e parë emigrante siriane, e cila do të asistohet nga autoritetet e Selisë së Shenjtë.Kjo familje vjen nga qyteti i Damaskut e përbëhet nga prindërit me dy fëmijë të vegjël.Familja e emigrantëve sirianë është sistemuar në një apartament pranë katedrales së Shën Pjetros nën kujdesin e kishës Sant'Anna të Vatikanit.Autoritetet Apostolike të Vatikanit kanë informuar se ndaj familjes siriane është aplikuar kërkesa e mbrojtjes ndërkombëtare.Sipas ligjit në fuqi, në 6 muaj e parë nga paraqitja e kërkesës, azilkërkuesit nuk mund të punojnë.Selia e Shenjtë ka shprehur kërkesën e ruajtjes së anonimitetit të identitetit të familjes siriane deri kur shteti italian të vendosë njohjen ose jo të statusit të refugjatit për ta.Të njëjtën gjë autoritetet e Vatikanit kanë kërkuar dhe nga mediat të cilat duhet të evitojnë kërkesat për të intervistuar anëtarët e familjes siriane e sistemuar tashmë në Selinë e Shenjtë.Në ditët e ardhshme një tjetër familje emigrantësh do të mirëpritet në Vatikan ndaj të cilës nuk jepet asnjë informacion deri sa të përfundojë procedura e hyrjes së tyre brenda mureve të Selisë së Shenjtë.Nën kërkesën e Papa Françeskut një shërbim mjeksëor lëvizës përbërë nga mjekë, infermierë e roje zvicerane udhëton nëpër qëndrat e emigrantëve në të gjithë periferitë e Romës, duke u vënë në dispozicion të kujdesit e kurave mjekësore ndaj emigrantëve.Gjithashtu Vatikani ka financuar me 50 mijë euro pagesën e taksave ndaj lejes së rregullt të qëndrimit për të gjitha ata emigrantët që pajisen për herë të parë me të.