Senati largon nga PLL ish-kryetarin e saj: Dëmtoi rëndë imazhin e partisë

Senati i Partisë Lëvizja e Legalitetit ka përjashtuar nga anëtarësia ish- kreun e saj, Ekrem Spahia.Përmes një deklarate për mediat, PLL sqaron se ka zhvilluar një mbledhje të Senatit, për të analizuar kërkesën e bërë në 5 shtator nga anëtarë të partisë për largimin e kryetarit aktual, Sulejman Gjana.Kërkesa motivohej me rezultatet e dobëta në zgjedhjet e 21 qershorit, por ka rezultuar me përjashtimin e Ekrem Spahisë, që sipas Senatit ka bërë shkelje të rënda politike që dëmtojnë rëndë imazhin e Partisë Lëvizja e Legalitetit".