Kërkesa e Aldo Bares, tërhiqet nga laguna e Karavastasë, do vetëm një garazh
I dënuari me burgim të përjetshëm, Aldo Bare, ndryshon kërkesën në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me lagunën e Karavastasë.Në seancën e parë, avokati Korab Cani deklaroi se nuk bëhet fjalë për kthimin e lagunës, por për një garazh që ndodhet në Lushnje.Avokati: “Klienti ynë kërkon vendosjen e aftatit për të bërë një ankim ndaj një vendimi që është vendosur sekuestro mbi pasuritë e tij. Nuk bëhet fjalë për lagunën, por për një garazh dhe truallin e tij, një pronë që i përket familjes së tij. Kaq. Nuk ka kërkuar lagunën dhe unë nuk jam i autorizuar të flas më shumë se kaq”.Por pak ditë më parë nga qelia e burgu, Aldo Bare, i kërkoi shtetit shqiptar kthimin e lagunës së Karavastasë me pretendimin se sekuestrimi dhe konfiskimi i saj është bërë pa praninë në këtë proçes të një përfaqësuesi ligjor për të mbrojtur interesat e tij.Kjo lagunë nga viti 1998-2006 rezultonte si pronë e Aldo Bares, ndërsa 5 vjet më vonë me vendim të qeverisë ajo i kaloi për shfrytëzim Ministrisë së Mjedisit.Ndërkohë gjykata vendosi të shtyjë për në 22 shtator shqyrtimin e kërkesës së Aldo Bares për lagunën e Karavastasë. Shkak u bë mungesa e autorizimit nga ana e avokatit, Korab Cani.
/Oranews.tv/