Dekriminalizimi, PD prezanton dallimet mes draftit të saj dhe Qeverisë
Partia Demorkatike në thelb e vlerëson të njëjtë draftin e Qeverisë me propozimin e tyre për dekriminalizimin, por sipas deputetit Oerd Bylykbashi, pikat dalluese nuk lejojne një spastrim real të administratës dhe politikës nga krimi. Demokratët u shprehën të gatshëm për të negociuar me Qeverinë për këtë ligj, por siç theksuan nuk mund të tolerojne devijime serioze nga qëllimi i ligjit.Partia Demorkatike liston të paktën 8 ndryshime mes draftit të tyre për dekriminalizimin dhe draftit të Qeverisë.Oerd Bylykbashi, kryetar i Komisionit të Dekriminalizimit tha se mazhoranca ka hequr ato pika, të cilat patrojnë seriozisht institucionet nga kriminelët.Bylykbashi, thekson se Qeveria ia lë vullnetit të titullarit të institucionit, verifikimin e të dhënave për zyrtarët, ndërkohë që Partia Demorkatike në propozimin e saj në çdo rast ngarkon këto mekanizma të Prokuroisë së Përgjithshme.Bylykbashi: “Për fat të keq e gjithë kjo është hequr dhe nuk është hequr në mënyrë të paqëllimshme, por vetëm e vetëm për ta bërë ligjin jo efikas. Nëse drejtuesi i lartë, Kryeministri, Ministri apo kushdo tjetër nuk do ta bëjë verifikimin pavarësisht denoncimeve, vendos mos ta bëjë dhe ligji nuk funksionon”.Gjithashtu, Qeveria në ligjin e saj nuk prashikon marrjen e shenjave të gishtave për zyrtarët dhe kjo sipas demokratëve mundëson që kriminelët që kanë ndryshuar gjeneralitetet të mund ti shpëtojnë filtrave.Bylykbashi: “Kemi raste siç është deputeti Frroku që rezulton me 5 emra por ka edhe të tjerë që kanë më shumë se një identitet. Këta persona nuk do të kenë mundësi të kandidojnë dhe instrumenti më i mirë për këtë janë të dhënat biometrike dhe në mënyrë të posaçme gjurmën e gishtave. Të gjithë e dinë dhe nuk ka dyshim që me gjurmën e gishtrinjve çfarëdo emri krimineli të ketë marrë me vete është i njëjti dhe nuk i shpëton dot ligjit. Edhe ky element është hequr nga qeveria. Arsye e vetme është se e dinë që i kanë këta persona sot ose eventualisht kërkon ti fusë nesër, që duan ti shpëtojnë këtij ligji. Kjo është një pikë e padiskutueshme përndryshe ligji nuk do të kishte as efektin e vaksinës”.Po ashtu për demorkatët e papranueshme është dhe mospërfshirja e testit të drogës për zyrtarët ne draftin e Qeverisë".Demokratët gjejne diferenca mes ligjit të tyre dhe propzoimit te qeverise dhe në nenin ku listohenn kriteret për tu zgjedhur apo emëruar në funksionet publike apo dhe periudhae e ndalimti për kandidim apo emërim.[caption id="attachment_582317" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Oerd Bylykbashi[/caption]