Parandalimi i pastrimit të parave, Shqipëria del nga lista e Këshillit të Europës
Këshilli i Europës ka hequr Shqipërinë nga lista e monitorimit për parandalimin e pastrimit të parave.Ministria e Financave ka bërë me dije se ky vendim ka ardhur pas rezultateve pozitive në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.Vlerësimi pozitiv vjen pas progresit të arritur nga Shqipëria mbi një sërë çështjesh serioze që e kishin detyruar Këshillin e Europës të mbikëqyrte zbatimin real të standardeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.Dalja nga procedura aktuale e monitorimit konsiderohet me rëndësi është më rëndësi për ecurinë e mëtejshme të vlerësimit të vendit tonë nga Komiteti Moneyval i cili ka si qëllim që të sigurojë që vendet anëtare të Këshillit të Evropës kanë krijuar dhe zhvilluar sisteme efektive kundër pastrimit të parave apo/financimit të terrorizmit .Më herët lajmin e njoftoi përmes Twitterit edhe kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.