Mungesa e barnave, Beqaj rrethohet në QSUT nga pacientët e dëshpëruar

I gjendur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në pavionin e kardiologjisë për të inaguruar një paisje mjeksore, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është rrethuar befas nga shqetësimet serioze të disa pacientëve dhe të afërmve të tyre për mungesën e barnave dhe shërbimeve.“Nuk ka ilaçe. A pret i sëmuri, çdo ditë po vdes nga një. Ky lloj është shumë i shtrenjtë në farmaci, thonë 2000 euro”.“ Ministri na tha, mund të vini aty, të regjistroheni aty dhe të prisni se nuk e kemi në xhep. Po presim që të vijë tha mjeku”.“ Kushtet brenda janë skandal!”Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, preferoi të mos u përgjigjet pacientëve dhe vijuan pa prishur rendin e ditës se inagurimeve.Gjatë muajit tetor shërbimi i Kardiologjisë do të jetë 24 orë në 7 ditë.Nuk iu përgjigj pacientëve, por nuk mund të linte pa përgjigje gazetarët të cilët e pyetën për mungesën e barnave në Onkoligjik, aty ku njerëzit luftojë me vdekjen.Beqaj: “Sigurisht që ende kemi punë për të plotësuar nevojat e plota për furnizimin e QSUT, specifikisht të shërbimit të Onkologjikut, qoftë me kimioterapi, qoftë me teknologji të reja radioterapie”.Vetëm një orë më pas Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ilaçi për të cilën e afërmja e pacientit iu ankua Ministrit në ambjentet e spitalit se mungonte, kish filluar të shpërndahet por se zonja nuk ishte në dijeni.[caption id="attachment_582499" align="alignnone" width="640"]ilir beqaj Ne foto : Ilir Beqaj me paciente[/caption]