Dekriminalizimi, Meta vlerëson SHBA, i ofron bashkëpunim OSBE për akuzat

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, percolli sot disa deklarata të rëndësishme politike në lidhje me zhvillimet e nxehta politike, që nga qëndrimi i SHBA për influencat e krimit në politikë e deri tek  akuzat e formulara ndaj tij në raportin e OSBE që ishte ndërtuar mbi deklaratat e botuara në media. Ilir Meta çmoi mjaft të rëndësishëm rolin e SHBA në proçeset transformuese të vendit dhe i ofroi bashkëpunim OSBE-së për akuzat ndaj tij.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vlerësoi gjatë një komunikimi të posaçëm për mediat raportin e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, ku nënvizohej shqetësimi për ndikimin e krimit në politikën shqiptare.Kryetari i partisë së dyte në qeverisje i vlerësoi SHBA partner startegjik dhe përkrahës të vyer në gjithë reformat demokratike në vend.Meta: “Padyshim që ne do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me SHBA, do të bashkëpunojmë edhe kur na mbështesin edhe kur na kritikojnë”.Por kryeparlamentari Meta, ndan vlerësim krejt tjetër për raportin jozyrtar të përfaqësisë së OSBE-së në vendin tonë, që siç tha vetë Ambasadori bazohet në deklaratat mediatike.Për herë të parë pas rrjedhjes së këtij raporti informal në media ku Meta thuhet se porositi dy vrasje në kohën kur mbante postin e zëvendës/Kryeministrit, kryetari i Kuvendit dha këtë përgjigje.Meta: “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me OSBE siç ka ndodhur dhe në të kaluarën për gjithçka serioze me të cilën angazhohet OSBE. Sa i takon thashethemeve mendoj që ka shumë njerëz që kanë kohë për tu marrë me thashetheme, unë jam një politikan që asnjëherë nuk kam pasur kohë. Sa i takon karagjozllëkut në fjalë, Ambasadori ka kërkuar falje, nuk mendoj se ja vlen të merremi me këtë çështje”.Zoti.Meta komentoi dhe dy ligjet për dekriminalizmin që ndodhen në tryezën e Komisionit të Posaçëm për këtë çështje, atë të PD-së dhe Qeverisë për të cilat tha se në në thelb kanë përputhshmëri të lartë.Për diferencat, Meta sugjeroi se mund të gjendet konsensus me ndihmën dhe të ekspertëve ndërkombëtarë.Ilir Meta: Përsa i takon iniciativave për procesin e dekriminalizimit dua të shpreh bindjen time se jemi shumë pranë përmbylljes së këtij procesi, pavarësisht retorikave konfliktuale apo përjashtuese, për arsye se të gjitha palët kanë shprehur angazhimin për këtë proces edhe si një detyrim duke u nisur nga marrëveshja e dhjetorit. Unë jam i bindur se edhe pse kemi dy iniciativa një nga gruppi i PD dhe një nga qeveria me arsyetimet përkatëse shpreh bindjen se në thelbin e tyre ka përputhshmëri të qartë, antyrisht ka disa dallime apo diferenca, te cilat kërkojnë fryme bashkepunuese me qëllim gjetjen e konsensusit për të realizuar një poroces gjithëpërfshirës në këtë drejtim, por jam i bindur se edhe nëse do jetë e vështirë për shkak të interessave të ngushta partiake, rëndësia e këtij procesi do të na rrisi përgjegjshmërinë për ato pak cështje që mos të ketë dakordësi të kërkojmë ndihëmën dhe vlerësimin e dnërkombëtarëve të cilët janë të interesuar për këtë proces, mos harrojmë që edhe marrëveshja e dhjetorit u negociua nga dy eurodeputetë. Unë mendoj se për ato pak cështje që ka dallime të ndryshme ne do ti kërkojmë partnerëve tanë një vlerësim duke iu referuar edhe standardeve më solide euroatlantike në këtë drejtim. Pra ekziston mundësia për të mbyllur këtë proces. Iniciativa e PD duhet të kishte kaluar përmes komisioni bipartizan, ata insistuan për të ecur në mënyrë më të drejtëpërtdrejtë. Iniciatva e tyre është pjesë e punës së programit të Parlamentit. Ashtu si edhe qeveria ka bërë publike nismën e saj që është më e plotë. Unë nuk dua të hyj në debatin se kush është më e mirë, por të dyja kanë një përputheshmëri të gjerë, kanë disa diferenca që nuk zbehin vullnetin.[caption id="attachment_582451" align="alignnone" width="640"]Meta Ne foto : Ilir Meta[/caption] /Oranews.tv/