Rama: Nëse do kthehesha në 2013-ën, Doshin, Prengën dhe Ndokën do i vija sërish në listë

Kryeministri Edi Rama ka thënë në emisionin Top Story, se nëse do të kthehej pas në kohë, do t’i vinte sërish në lista deputetët Tom Doshi, Armando Prenga dhe Arben Ndoka.“Nuk kam pasur dijeni që pasi të fitonim zgjedhjet një deputet (Tom Doshi) do të thurrte një plan dhe do të ankohej publikisht se kërkonte ta vriste atë dhe një kolegun e tij Kryetari i Kuvendit. Nuk kisha dijeni që një tjetër (Armando Prenga) pasi do te fitonim zgjedhjet do shfaqej ne një sherr me armë. Nuk kam pasur dijeni qe një deputet tjetër i koalicionit (Mark Frroku) do të shfaqej i kërkuar nga drejtësia.Nëse do ktheheshim në vitin 2013 unë prapë do të bëja të njëjtën gjë. Do të vija të njëjtët njerëz në lista. Nuk kam vendosur njerëz në lista me kriminele dhe as persona dhe që kanë pasur të bëjnë me krimin. I kam propozuar njerëz që në rastin konkret kanë qenë deputetë dhe më parë dhe kanë qenë opozitarë dhe të respektuar në komunitetet e tyre. Kush bën sot virgjëreshën u them se më parë kishte deputetë që nxirrnin revolen në stadium dhe nuk i arrestonte njeri”, tha Rama.