Glover: Partitë injoruan rekomandimet e kaluara. Duhet dekriminalizimi
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri është debatuar dje, 14 shtator, në komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.Gjatë raportimit para komitetit të jashtëm të Parlamentit europian Audrey Glover tha se pavarësisht se shumë nga problement edhe pse kanë qënë pjesë e rekomandimeve edhe zgjehdjet e kaluara ato nuk ajnë marë parasysh nga partitë politike.Glover: “Është interesant fakti që PS, PD dhe LSI deklarojnë të gjithë se kanë vullnet dhe janë të gatshëm për të zbatuar rekomandimet, por duhet mbajtur shënim gjithashtu se shumë prej këtyre rekomandimeve janë shfaqur në raportet e zgjedhjeve të kaluara dhe nuk janë zbatuar deri më sot. Konkluzioni i raportit përfundimtar mbi zgjedhjet thotë siç po e citoj: Pavarësisht parregullësive, kuadri ligjor mund të ofronte bazën për zgjedhje demokratike. Megjithatë, partitë kryesore keqpërdorën shtrirjen e pushtetit dhe të përgjegjësisë së tyre brenda administratës zgjedhore dhe mungoi vullneti politik për ta zbatuar atë efektivisht”.Duke u ndalur te akuzat për blerje votash kryesuesja e misionit të OSBE, Glover tha se ajo që ra në sy ishte mungesa e transparencës për financat e fushatës.Glover insistoi gjatë fjalës së saj mbi 3 çështje thelbësore: 1 - zbatimin e rekomandimeve në përgjithësi e veçanërisht ato më të përsëriturat në raport; 2 - të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore të paktën një vit përpara zgjedhjeve të 2017, në mënyrë që elektorati të njihet me normat e reja në kohë; si dhe e treat por jo nga rëndësia të bëhet reforma e drejtësisë.DekriminalizimiDebati për zgjedhjet u fokusua më pas tek dekriminalizimi. Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin e konsideroi këtë çëshjte si kryesore dhe më të rëndësishme në Shqipëri."Ne presim që më në fund të shohim miratimin e ligjit për dekriminalizimin, që të përcaktohet qartë cilët persona mund të kandidojnë në zgjedhje apo cilët persona mund të marrin një post publik" tha VlahutinRaportuesi për shqipërinë Eduard Kukan nisur nga problemet e evidentuara në raport tha se në këto kushte zgjedhjet në shqipëri nuk mund të përshkuhen sit ë lira dhe të ndershem."Të gjitha këto çështje të mirëpërmendura në raport më japin përshtypjen se zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëri nuk mund t'i përshkruajmë në të vërtetë si të lira e të ndershme" u shpreh KukanKnut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, ndërmjetësit e marrëveshjes së dhjetorit të kaluar mes dy forcave politike në Tiranë deklaruan se nëse nuk ecet përpara me procesin e dekriminalizimit do të jetë e vështirë për të realizuar reforma të tjera me rëndësi sic ëshsë ajo e drejtësisë./Oranews.tv/