Kontrolli shëndetësor falas, kuksianët dyndin qendrat shëndetësore në Kukës

Në qendrat shëndetësore të qarkut Kukës është shtuar ndjeshëm numri i vizitave për kontrollin mjekësor bazë që ofrohet pa pagesë për grupmoshat 40-65 vjeç.Kryeinfermierja Orsela Basha, shpjegon se kanë ardhur edhe pacientë që nuk i janë drejtuar asnjëherë më parë qendrave mjeksore.Kryeinfermejere, Orsela Basha:  “ Interesimi në Kukës është shumë i madh, Check up ka nisur që më 19 qëreshor. Kemi shumë pacientë që nuk janë vizituar asnjëherë dhe që nuk kanë bërë analiza. Tek kjo qëndër shëndetësore është herë e parë që bëhen analiza kaq të detajshme. Do ëshërbejë shumë se do zbulohen gjërat që nuk i dimë, kjo është e detyrueshem sepse cdo pacionet i moshës40-65 vjec duhet të bëjë analizat dhe të kontrollojë veten për të qënë sa më të shëndeshëm.”Bluzat e bardha shpjegojnë se për herë të parë në Kukës është vendosur njësia e lëvizshme e programit të kontrollit mjekësor, të cilat  sipas një kalendari të caktuar, do të mbulojnë të gjitha fshatrat larg qendrave shëndetësore.Mungesa e theksuar të mjekëve dhe aparaturave diagnostikuese  në qarkun e Kukësit bën që popullata të  shfrytëzojë  maksimalisht shërbimet e njësisë së lëvizshme.