SHBA kujton sulmin e 11 shtatorit

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot përkujtohet 14 vjetori i sulmeve të terroristëve islamike në Kullat Binjake në New York. Me dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen në mbrëmje në pjesën e "katit zero" në New York, ku dikur ngrihej Qendra Botërore Tregtare dhe që sot është një shesh publikë dhe muze.Përvjetori do të shënohet me tingëllimat e kambanave dhe leximin e emrave te rreth 3 mijë personave që humbën jetën nga sulmi terrorist i Al-Kaeda.Presidenti Barak Obama, do ta shënojë këtë përvjetor, me një vizitë në një bazë ushtarake në Maryland, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter, do t'i bashkohet me zyrtarë të tjerë, në një përkujtim në Pentagon. Në të gjithë Amerikën do të mbahen aktivitete tjera për të shënuar këtë ngjarje.Sulmi i 11 shtator 2001 u krye nga një grup prej 19 islamikëve radikalë 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën avionët mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në Neë York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Ëashington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.Në mesin e viktimave ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë./Oranews.tv/