Shpërthim në kampin e punëtorëve të firmës turke që ndërton Hec-in në Mirditë

Një sasi e konsiderueshme eksplozivi e dyshuar tritol, ka shpërthyer në kampin qëndror të punëtorëve të firmës turke e cila po ndërton hidrocentralin në zonën e Mirdites, duke rrezikuar jetën e dhjetëra punëtorëve të cilët ishin në gjumë në ato momente.Ngjarja ka ndodhur mesnatës e së mërkures (9 shtator) tek zyrat e firmes në hyrje të qytetit të Rrëshenit, por që është mbajtur e fshehur nga policia e cila nuk e ka publikuar. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.Sasia e lëndës plasëse është vendosur në pjesën lindore të këtij kampi aty ku ndodhen edhe zyrat qëndrore të firmes, ndërsa sipas punëtorëve shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm duke i terrorizur pasi ishin të gjithë në gjumë.Policia e Mirdites ka kryer të gjitha veprimet hetimore, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar për vendosjen e eksplozivit.Blutë dyshojnë se objekt i sulmit ka qenë firma e cila po ndërton HEC-in, pasi prej kohësh ka konflikte pronësie me disa banorë të zones. Kanë qenë vetë punëtorët e kësaj firme të cilët e kanë bërë publike ngjarjen në media, pasi sic thonë jashtë kamerave, ndihen çdo ditë të rrezikuar. Ndërkohë banorët e zonës kanë dalë  disa herë në proteste duke akuzuar firmën se nuk i ka shpronësuar.shperthim HEC mirdite shperthimi HEC Mirdite/Oranews.tv/