Serbia nderon policin shqiptar, që bëri bujë pasi mbajti në krahë fëmijën sirian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2015, 07:43
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanovic ka falenderuar policin shqiptar Rexhep Arifi, fotografia e të cilit, duke mbajtur në krah një fëmijë sirian, ka pushtuar botën.
Ministri Stefanovic në një dalje për mediat së bashku me policin shqiptar ka deklaruar se do ta shpërblejë atë "për veprimin humanitar".
"Ka qenë një familje, me fëmijë dhe nëna e tyre ka qenë e lodhur. Ajo është ulur për të pritur autobusin dhe unë e kam marrë në krah djaloshin e vogël. Dikush në atë moment e ka shkrepur fotografinë"- ka thënë polici Rexhepi Arifi.
/Oranews.tv/