Nxirret nga dheu “koka” e Leninit 24 vjet pas varrimit në Berlin
Koka gjigande e një statuje të revolucionarit rus, Valdimir Lenin, është nxjerrë nga toka pasi ishte varrosur në një pyll gjerman.Punëtorët nxorrën struktura graniti nga pylli në Berlin, pas një fushate të bërë nga hisotianët.Koka ishte një pjesë e një monumenti 19 metra të lartë të liderit komunist, që ndodhej në lindje të qytetit.Ky monument u shpërbë në vitin 1991 pas rënies së Murit të Berlinit, dhe pjesët e tij u varrosën në pyllin e izoluar.Struktura u bë pjesë edhe e një film komedi të vitit 2003 “Goodbye Lenin” (Lamtumirë Lenin), për ribashkimin e Gjermanisë.Në një moment tregohet koka e Leninit duke u tërhequr me helikopter e duke kaluar mes për mes qytetit.Koka 3.5 ton e Leninit do të transportohet nga pylli në muzeun Spandau Citadelle në perëndim të Berlinit, ku do t’i bashkohet ekspozitës për monumentet gjermane.
/Oranews.tv/