Daçiç për asosacionin: Të mos themelojnë Bashkësi paralele me atë që është në Kosovë

Deklaratave të krerëve të komunave shqiptare në Serbi se do të krijojnë asocacionin e tyre iu është përgjigjur menjëherë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.

"I paralajmëroj ata që të shtunën në Preshevë të mos themelojnë ndonjë Bashkësi paralele me atë që është në Kosovë. I paralajmëroj ata që mos të luajnë me zjarrin dhe ta respektojnë rendin Kushtetutës të Republikës së Serbisë. Fakti që Serbia është për dialog, nuk do të thotë se është e dobësuar, përkundrazi, ajo është e fuqishme, më fuqishme në 20-30 vitet e fundit", ka thënë ministri i jashtëm serb.

Ndërkaq firmosejn e marrëveshjes në Bruksel për asocacionin e komunave serbe në Kosovë Dacic e vlerësoi si suksesi më i madh i koalicionit qeverisës serb.