Kuvendi në debat për CEZ, Berisha kërkon hetim ndërkombëtar
Kuvendi u përfshi sot nga debatet rreth dyshimeve për një aferë korruptive në aferën CEZ- DIA.Deputeti dhe ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për këtë çështje, të cilën e konsideroi si vjedhjen më të madhe që i është bërë ndonjëherë shqiptarëve. Edhe deputeti socialist Erion Braçe kërkoi hetim të çështjes duke akuzuar Berishën dhe ministrat e tij për këtë aferë.Kjo vjedhje u bë nga vetë Berisha kur ishte kryeministër dhe ministri i tij i Financave, Ridvan Bode, tha Braçe. Ai u shpreh për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës të këtyre aferave, por dhe të përfituesve të tyre.Sali Berisha: "Hetimi ndërkombëtar është i domosdoshëm sepse kemi të bëjmë me depozita kolosale parash në parajsa fiskale të diktuara nga agjencitë shqiptare"Erion Braçe: Nëse kjo histori duhet të hetohet të hetohet e plotë dhe gjithpërfshirëse të përfshijë dhe ato godinat ku mbarten pronarët e vërtetë jo vetëm të këtyre aferave por dhe përfituesit konkretë të këtyre aferave. Ata që e kanë pësuar janë shqiptarët, gjëndja që ne trashëguam është produkt i këtyre vendimeve skandaloze kriminale në dëm të qytetarëve dhe në favor të një grushti kompanish. Nëse ne duam të hetojmë patjetër të përfshijmë këta ministra që kanë hedhur firma në këto letra. Nëse duam të kuptojmë cila është lidhja midis politikës dhe këtyre kompanive kjo është shumë e qartë dhe duhet të hetohet. Si ka mundësi që dy prej kompanive kanë marrë përqindje nga paratë që argëtoheshin drejtëpërdrejtë nga thesari i buxhetit të shtetit. ‘Ata që e kanë pësuar nga këto histori", vijoi Braçe, janë shqiptarët. Gjendja që trashëguam në sektorin energjitik është produkt i këtyre kontratave korruptive, shtoi ai.Damian Gjiknuri mbështet hetimin por akuzon qeverinë Berisha"Kush e solli CEZ në Shqipëri? Na pyetët ju. Të gjithë veprimet që bëtë shkatërruan sektorin energjetik. Meqënëse KESH e kishte LSI Enti do raportojë tek unë. Pse e shkarkuat Bujar Nepravishtën?Pse nuk bëtë shpronësim kur hoqët licencën e CEZ? Kush e arrestoi Kastriot Ismailaj. A e arrestoi kjo qeveri. Pse e ka thirrrur në 2012 ai Drejtori I Pastrimit të Parave, apo bëri ndonjë marrëveshje me Ismailajn. Të gjithë kompanitë janë të lidhura me pushtetin dhe u bë gjëja më e tmerrshme morën para nga buxheti I shtetit. Më pas në 2013 u bë marrëveshja e vetëgjyqësisë. Shteti nuk paguan I thonin cekëve, dhe as cekët nuk paguanin KESH. Bëtë marrëveshjen e vetëgjyqësisë financiare. Të gjitha këto jo vetëm shkatërruan sektorin energjetik por dëmtuan cështjen në arbitrazh. Çfarë investigimi ndërkombëtar doni? Merrni përgjegjës BE-në dhe thoni këtu u bë korrupsion u falën 600 mln euro, mbase dhe BE ka qenë e përfshirë në këtë korrupsion, hajde ta hapim dhe këtë, por ai është nekrofil.Pritet miratimi i rishikimit të buxhetit Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, e dyta për këtë sesion të ri politik. Në seancën e sotme pritet miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2015.Akti normativ i buxhetit, shkurton me 22.4 miliardë lekë planin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat.Ndërkaq aksioni kundër informalitetit konsiderohet nga qeveria si një mundësi efikase e mirë për të rritur të ardhurat në buxhet.Në seancën e sotme pritet të miratohen edhe disa ndryshime në kodin rrugor.Rendi i ditës1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 7.09.2015. (neni 44, pika 2, Rregullore)2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend. (neni 44, pika 3, Rregullore)3. Akti Normativ nr. 1, datë 29.07.2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 160/2014, për buxhetin e vitit 2015”. (nenet 73-77 dhe 88, Rregullore) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.02.2001 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””. (Për votim) (neni 83, Kushtetutë)5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 min