Me hapjen e dosjeve dhe lustracioni, drafti i Avokatit të Popullit së shpejti në Kuvend
Në një tryezë të thirrur nga avokati i popullit dhe OSBE për të kaluarën komuniste në vend u arrit në përfundimin se Shqipëria ka nevojë të shkëputet nga kjo e shkuar përmes hapjes së dosjeve, një proces që mbështetet në ligjin e miratuar pak kohë më parë në kuvend.Hoffmann: “E kaluara komuniste ka qënë perherë një temë delikate për Shqipërinë. Por miratimi i ligjit per hapjen e dosjeve nga parlamenti është një hap pozitiv por që duhet të shoqërohet pa debate politike. Ndjej keqardhje që ata që ishin pro procesit për hapjen e dosjeve u përfshinë në debate për lustracionin.Kjo është çështje e cila duhet trajtuar duke shmangur debatet”.Për ambasadorin e OSBE, Florian Rauning, procesi i hapjes së dosjeve duhet të vijojë normalisht dhe pa debate:Florian Rauning: “Çdo hap që shkon drejt një trajtimi të kohës së kaluar, të kohës së diktaturës, një trajtim serioz, patjetër është një hap i mirë dhe i duhur. Nëse ka një debat të frytshëm ne jemi gati të asistojmë”.Në mbështetje të deklaratave të dy ambasadorëve avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi se shumë shpejt institucioni që ai drejton do të rekomandojë në kuvend një ligj për lustracionin dhe kërkoi që politika të mos e bllokojë atë:Igli Totozani: “Ka ardhur dita për të bërë ligjin e lustracionin, do të jetë e vështirë sepse jo gjithmonë klasat politike e pranojnë këtë gjë. Nëse të gjitha këto bien bashkarisht dakord të punojmë bashkë, ajo mund të bëhet siç po ndodh me ligjin për dosjet”.Në Forumin për Trajtimin e të kaluarës komuniste të Shqipërisë të organizuar nga OSBE dhe Avokati i Popullit ishin te ftuar dhe perfaqesues nga shtresa e te perndjekurve dhe te denuarve te regjimit komunist.
/Oranews.tv/