Italianët turizëm në Gjirokastër, pëlqejnë mikpritjen dhe ushqimet bio
Vizitorët në Gjirokastër janë të shumtë edhe gjatë shtatorit. Këtë sezon vihet re shtimi i turistëve italianë, pas atyre çek dhe polakë, të cilët preferojnë kryesisht të akomodohen në bujtinat e pjesës muzeale.Pamja që ofron mbrëmja në qytetin e gurtë, po josh gjithnjë e më tepër turistë të huaj, të cilët shprehin konsideratat më të mira për potencialin që mbart kjo zonë që tashmë eshtë kthyer në një destinacion të preferuar që u'a rekomandojnë edhe miqve.Turisti 1: “Unë sapo kam mbërritur në Gjirokastër prej 2 orësh me anë të një guide turistike. Gjirokastra është qytet shumë i bukur dhe për këtë arsye kemi ardhur, pasi kemi vizituar thuajse gjysmë e Shqipërisë. Kemi vizituar liqene, detin dhe si përfundim do të jemi për dy ditë në Gjirokastër”.Turisti 2: “Mbërritëm sot në Gjirokastër dhe ka qenë eksperiencë e bukur. Do të vazhdojmë të jemi këtu edhe për disa ditë. Është kënaqësi e madhe të jesh në Shqipëri, pasi njerëzit janë shumë mikpritës dhe besoj se do të rikthehemi sërish”.Turisti 3: “Është hera e tretë që vi në Shqipëri. Më pëlqejnë njërëzit, vendet, natyra dhe era e perimeve që tek ne duket se po harrohet. Gjithçka më ka pëlqyer shumë prandaj një ditë do të rikthehemi patjetër”.Edhe tregtarët e suvenireve pohojnë shtimin e lëvizjeve gjatë gushtit, por edhe në ditët e para të shtatorit.Vetëm gjatë muajit gusht qyteti i gurtë është viztuar nga mbi 7000 turistë, çka tregon interesin gjithnjë në rritje për këtë qytet me kulturë, tradita dhe histori të veçantë .