Kritikat e biznesit: Gjykatat Administrive nuk janë efektive
Veprimtaria e Gjykatës administrative e ngritur në nëntor të vitit 2013 për ti dhënë zgjidhje mosmarrëvshjeve mes individit dhe shtetit nuk ka dhënë efektet e duhura për biznesnin.Themelimi i saj shihej si një mundësi për zgjidhjen e çështjeve të sipërmarrjeve në një kohë sa më të shkurtër.Konfindustria në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Fondacionin Gjerman "Friedrich Ebert" ka kryer vëzhgimin për efektivitetin e punës së Gjykatave Administrative në shkallë vendi në vitin 2014 dhe nga ky vëzhgim është konstatuar se 80 % e bizneseve janë të pakënaqur nga shpejtësia e gjykimit.Nga studimi i realizuar del se nga numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara në gjykata vetëm 54% e tyre janë dhënë brenda afatit 3 mujor nga Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë në nivel vendi. Nga Gjykata e Apelit brenda afatit 3 mujor nga regjistrimi i çështjes janë dhënë vetëm 24% e vendimeve.Ndërsa vlerësohet, se numri i çështjeve për të cilat është dhënë vendim brenda afatit ligjor prej 45 ditësh është pothuajse i papërfillshëm. Viti 2014 ishte viti i parë i punës së Gjykatave Administrative../Oranews.tv/