Stuhi dhe mot i keq në Napoli, breshëri me përmasat e topit të ping-pongut

Një breshër i frikshëm ka përfshirë këtë të dielë (6 shtator) qytetin e Napolit në Itali.Breshëri, me përmasa sa një top ping-pongu, ka pushtuar qytetin, me stuhi të fuqishme që ka plagosur dhjetëra persona dhe kafshë, ndërsa ka shkatërruar dhjetëra automjete.Stuhia shkaktoi panik në disa qytete me kokrrat e breshërit aq të fuqishme sa thyen xhamat e dritareve, xhamat e makinave apo tjegullat e shtëpive. Sipas meteorologëve, stuhia erdhi nga Europa Perëndimore, duke përfshirë pjesën më të madhe të gadishullit Italian përgjatë fundjavës.Sipas parashikimeve meteorologjike, ky mot i paqëndrueshëm do të zgjasë edhe përgjatë javës që vjen, me rreshje të vazhdueshme shiu ndërsa në fundjavë moti do të jetë perfekt për t'ju rikthyer sërish plazhit.20150905_105936_11994419-1050462124966774-234615025-n 20150905_105936_11998370-10206001498729409-756052267-n 20150905_105936_11995480-10206163072330504-194529822-n 20150905_105936_11349098-10206001498689408-991475173-n 20150905_105936_11348973-10206001498569405-467900307-n 20150905_105936_11992064_10207714600732465_1546231512_n 20150905_105936_dfdfClipboard02 20150905_105936_sfs 20150905_105936_20150905023823/Oranews.tv/