Urdhri i Ramës për Spitalin e Traumës, Ora News siguron vendimin

Ora News ka siguruar urdhrin e qeverisë për kalimin e Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.Në këtë dokument të firmosur më datë 27 gusht 2015 nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë udhërohet ngritja e një grupi pune për vlerësimin e gjendjes përcaktimin e masave dhe përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore për kalimin e Shërbimit të Emergjencave Civile dhe të Spitalit Universitar të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.Në urdhrin e qeverisë thuhet se ky grup pune kryesohet nga Drejtori i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe të Antikorrupsionit në kryeministri, duke pasur në përbërje disa anëtarë.Po ashtu ngarkohen Ministritë dhe institucionet përgjegjëse që me kërkesë të grupit të punës të venë në dispozicion të dhënat dhe dokumentacionin që disponojnë dhe të kryejnë detyrat që u ngarkohen.Ndërkohë grupi i punës ndërinstitucional brenda muajit shtator duhet të përgatisë dhe dorëzojë propozimet në përmbushje të detyrës së ngarkuar.urdhr i ramesurdhri rames 2 LSI kunderNë një prononcim për mediat Petrit Vasili në cilësinë e ish-Ministrit të Shëndetësisë u shpreh kundër vendimit, që sipas tij bie ndesh me programin e qeverisë për shëndetësinë.“Lidhur me urdherin e kryeministrit Nr. 3900 dt 27.8.2015 per kalimin e spitalit te traumes ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes dua të them se rikthimi i spitalit te traumes ne ushtarak është hap prapa. Ky veprim është nonsens me programin e qeverise per shendetesine. Me kete vendim ndalet ndryshimi i nisur ne qendren e traumes.Do te ulet niveli i sherbimit per pacientet” tha ai./Oranews.tv/