Të shtunën Basha mbledh Kryesinë, vendoset për aksionin politik të opozitës
Shefi i opozitës Lulzim Basha do të mbledhë këtë të shtunë kryesinë e Partisë Demokratike.Mbledhja është thirrur në orën 19:00 në selinë blu, ndërsa pritet që në këto diskutime të vendosen piketat lidhur me aksionin politik të opozitës për këtë sesion të ri politik."Në nje kohe kur qytetaret vuajne çdo dite per buken e gojes dhe qeveritare te korruptuar dhe te kapur nga krimi e kane kthyer Shqiperinë ne Kolumbi, opozita do te percaktoje aksionin e saj politik per kthimin e vendit ne rrugen e zhvillimit, sigurise dhe integrimit. Per aksionin politik te opozites ne nje situate jashtzakonisht te veshtire qe po kalon vendi ku kriza ekonomike dhe pasiguria ka veshtiresuar jeten e 90% te familjeve shqiptare te cilet sot shohin si te vetmen mundesi emigrimin, krimi dhe trafiku i droges e kane kthyer vendin ne ditet e saj me te zeza. Çdo dite po dalin ne drite fakte tronditese te mbrojtes qe policia dhe zyrtare te larte te qeverise i bejne trafikanteve".Partia Demokratike ka ngritur vazhdimisht shqetësimin lidhur me situatën jashtëzakosnisht të vështirë ekonomike dhe sociale që po kalon vendi sipas saj."Korrupsioni ka arritur rekorde historike. 170 milion dollare vetem ne 6 muaj i mungojne buxhetit te shtetit,ndersa mbare opinion eshte njohur me lidhjet qe zyrtare dhe ish zyrtare te larte te qeverise kane me trafikante. Sot media investigative Birn ka bere te ditur se avokatet qe perfaqesojn e OSHEE-ne ne nje gjygj arbitrazhi nderkombetare ne Viene thone se ka prova se Ilir Meta ka marre rryshfet nga biznesmeni i akuzuar per mashtrim dhe pastrim parash i dyshuar se ka orkestruar nje skeme mashtruese te mbledhjes se borxheve te CEZ Kastriot Ismaili".Dekriminalizimi eshte nje tjeter çeshtje per te cilen Partia Demokratike eshte e vendosur me çdo kusht ti shkoje deri ne fund pavaresisht mungeses se vullnetit nga ana e mazhorances e cila sipas demokratëve si kurre me pare ka promovuar persona me rekorde kriminale qe nga parlamenti, administrate, polici etj.