Vlorë, asgjesohen 9476 rrënjë kanabis të mbjella në 18 parcela
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2015, 10:01
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 18-parcela me 9.476-rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva”, ndërkohë janë shpallur në kërkim dy vëllezër Pëllumb dhe Gëzim Nushaj 61 dhe 51 vjeç.Burime nga policia bëjnë të ditur se në fshatin Dushkarak u zbuluan dhe asgjësuan me djegie 13 parcela përgjatë Lumit Vjosë me rreth 5.960-rrënjë bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur “Zatop”, me lartësi 15-200 cm.Ndërsa në fshatin Penkovë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 5 parcela në vendin e quajtur “Përroi i Lofatës” me rreth 3.516-rrënjë bimë narkotike, me lartësi 30-200 cm.Ndërkohë Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të kultivimit të bimëvë narkotike në fshatin Dushkarak dhe Penkovë.
