Zjarr në qendër të Parisit në një pallat banimi, 8 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë
Zjarri në një apartament në veri të Parisit shkaktoi 8 viktima, mes tyre 2 fëmijë. Zjarri shpërtheu në rajonin 18 në kryeqytetin francez në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe më shumë se 100 zjarrëfikës u angazhuan në betejë me flakët. 4 të mbijetuar, në gjendje kritike për jetën, janë dërguar menjëherë në spital.Shkaku i zjarrit në ndërtesë po hetohet nga autoritetet vendase. Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve tha se është ende shumë herët për të përcaktuar shkakun e kësaj tragjedie.Shkëndijat e zjarrit paraprakisht dyshohet se kanë nisur nga kati i nëndheshëm i ndërtesës, për tu përhapur më pas u përhap nëpër shkallë dhe në katet e sipërme. Disa nga banorët e këtij pallati, thanë se tentuan të shpëtojnë duke dalë nga dritaret.[caption id="attachment_572197" align="alignnone" width="459"]
Ne foto: Zjarri ne pallatin 5-katesh ne qender te Parisit[/caption]