Më shumë se 11 mijë familje në Islandë janë gati të hapin dyert për refugjatët sirianë

Më shumë se 11 mijë familje në Islandë janë gati të hapin dyert e shtëpive të tyre për të mirëpritur refugjatët sirianë.Ata i janë përgjigjur thirrjes së shkrimtare Bryndis Bjorgvinsdottir, e cila krijoi një grup ne facebook dhe përmes një letre të hapur i kërkoi ministres së Mirëqënies Sociale të Islandës Eygló Harðardóttir që ti vinin në ndihmë azilantëve sirianë.Qeveria e islandëz ka vendosur pranimin e vetëm 50 azilkërkuesve në vit.Bjorgvinsdottir është shprehur se njihte dikë që ishte i gatshëm të strehonte 5 sirianë duke i siguruar atyre leje punësimi,dokumenta dhe të drejtat themelore në këmbim që qeveria ti paguante udhëtimin dhe ti ndihmojë me integriminë në shoqëri."Ata janë shpirtat tanë binjakë në të ardhmen, shokët e ngushtë,bateristët e bandës së fëmijëve tanë,kolegë të ardhshëm, Miss Islanda në 2022,kuzhinierë apo zjarrëfikës të ardhshëm."- shkruan ajo“Njerëz të cilët në të ardhmen nuk do të jenë kurrë në gjendje të thonë: Jeta jote është më pak e vlefshme se jeta ime”Nisur nga mijëra emigrantë që humbën jetën në tentativën për të kaluar Mesdheun, Bjorgvinsdottir I bën thirrje Islandës “të hapë dyert”Më sumë se 11 mijë persona I janë bashkuar nismës së shkrimtare duke postuar dhe propozimet e tyre.“Unë mund të kujdesem për një fëmijë në nevojë” thotë një nëna e një fëmije 6 vjeç.Unë jam një mësues dhe mund tu mësoj fëmijëve të lexojnë, të flasin gjuhën tonë dhe ti ndihmoj të integrohen në shoqëri” thotë një tjetërislande/Oranews.tv/