Transportonte 20 kg kanabis, trafikanti braktis mjetin dhe i shpëton policisë
Një sasi prej 20 kg lëndë narkotike kanabis është sekustruar mbrëmjen e sotme (1 shtator) nga policia e Vlorës, ndërsa është shpallur në kërkim transportuesi i saj.Sipas bluve të Vlorës, lënda narkotike u gjet në një mjet tip “Polo Volkswagen” ngjyrë jeshile me targa VL 13 91 D.Policia i kishte ndezur sinjalin drejtuesit të mjetit për të ndaluar për kontroll, por ky i fundit nuk i është bindur urdhërit të policisë.Kjo ka shtuar dyshimet tek blutë, të cilët i janë vënë pas me makina policie dhe motorë.Poseduesi i drogës ka braktisur mjetin në një rrugicë në lagjen “Pavarësia” , sëbashku me lëndën narkotike, dhe është larguar.Nga ana e bluve të qytetit bregdetar po punohet për kapjen e tij. Sipas hetimeve të para, targa mendohet se nuk i përket makinës me të cilën transportohej droga e cila medohet se ishte për tregun e jashtëm.Automjeti eshte terhequr ne komisariat me karrotrec per te ndjekur gjurmet e gishtërinjve ose prova te tjera që mund te çojne ne kapjen e autorit.[caption id="attachment_572160" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Automjeti ne te cilin u gjet kanabisi[/caption]