Mijëra emigrantë mbërrijnë në Greqi, në Budapest kalojnë natën në stacion

Ndërsa qindra refugjatë kanë kaluar natën në stacionin kryesor të trenit në Hungari, mijëra emigrantë po mbushin cdo ditë Greqinë, duke vënë në alarm qeverinë e re.Dy anije me më shumë se 4 200 persona në bord lundruan drejt portit të Pireut pasi u larguan nga ishulli i Lesbos, ku do të qendrojnë në qendrat e pritjes të ngritura atje.Sipas agjencisë europiane të kontrollit të kufijve, Frontex, 23 mijë emigrant mbërritën në Greqi vetëm brenda një jave, apo 50% më shumë se java e shkuar.Qeveria greke ka deklaruar se nuk ka mjetet financiare të nevojshme për të përballuar fluksin e lartë.Ndërsa presidenti grek Prokopis Pavlopoulos diskutoi situatën me homologun francez Francois Hollande dhe kërkoi që ky shqetësim të diskutohet në nivel europian.Ndërkohë edhe qeveria e re greke pritet të mblidhet më vonë gjatë ditës për të analizuar situatën.Gati 300 000 burra, gra dhe fëmijë nga vendet e konfliktit kanë kaluar mesdheun këtë vit, ku 181 500 janë vendosur në greqi dhe 108 500 në Itali.BE ka deklaruar se do të ngrejë qendra të reja pritje në këto dy vende, që për momenin kanë barrën më të madhe të klandestinëve.[caption id="attachment_572239" align="alignnone" width="624"]_85296364_028804908-1 Ne stacionin hekurudhor në Budapest[/caption]hungari 15 hungari 14 hungari 13 hungari 12 hungari 11 hungari 10 hungari 9 hungari 8 hungari 7 hungari 6 hungari 5 hungari 4 hungari 3 hungari 2 hungari 1 hungari /Oranews.tv/