Sekuestrohet një arsenal armësh, pranga poseduesit, iu gjet edhe një silenciator
Një arsenal armësh është sekuestruar në Korçë, ndërsa policia ka arrestuar poseduesin e saj 44 vjeçarin Petro Kallajxhi, i cili është kapur duke vjedhur edhe energji elektrike.Arrestimi i tij u bë pas kontrollit në banesë ku iu sekuestruan 6 armë zjarri, silenciator, armë të ftohta dhe 500 fishekë, konkretisht:2 revolvera nagant, 1 e llojit Mauzer, 1 e llojit Zastava, 1 e llojit Brauing, 1 e llojit TT model 54, kalibri 7.62 mm, 1 automatik tip “Kallashnikov” me nr 007002, model 56, kalibri 7.62 mm. 1 silenciator pistolete, 2 armë të ftohta thika gjahu, 500 copë fishekë të llojeve të ndryshme si dhe disa krëhëra, mbajtës fishekësh, të kalibreve të ndryshme.Gjithashtu ky shtetas, u kap duke vjedhur energji elektrike, me anë të një kablli elektrik të lidhur në shtyllën, ngjitur me banesën e tij.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 137, 278 e 279 të Kodit Penal./Oranews.tv/