Veliaj si Rama, çelsat e banesave sociale i shpërndan si letrat e legalizimeve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndjekur të njëjtën mënyrë për shpërndarjen e banesave sociale ashtu sikundër kryeministri Rama shpërndante disa muaj më parë legalizimet.Nga Shkoza, Erion Veliaj në një ambient të hapur, me përfaqësues të bashkisë dhe me qytetarët rreth e qark, ashtu si edhe kryeministri me legalizimet u ka dhënë çelsat e shtëpive 30 familjeve të para.Shpërndarja e banesave sociale në Shkozë, në të njëjtën mënyrë si shpërndarja e legalizimeve është kalaur edhe me batuta nga kryebashkiaku Veliaj.Disa prej projekteve të bashkisë së re të Tiranës, janë vazhdim i projekteve të Edi Rama kur ai drejtonte bashkinë e kryeqytetit. Një nga këto projekte është edhe kjo e banesave sociale. veliaj kopjon ramen /Oranews.tv/