Ottavio Vitale: Torovica e braktisur, bashkia të kthejë vëmendjen tek kjo zonë

Arqipeshkevi i dioqezes së Lezhës Otavio Vitale i ka kërkuar kreu të Bashkisë Fran Frrokaj që të kthejë vëmendjen në një nga zonat më të varfëra të këtij rrethi siç është Torovica. I pranishëm në një ceremoni të organizuar për 20-vjetorin e themelimit të kishës së këtij fshati Vitale është shprehur se komuniteti i kësaj zone është lënë në harresë të plotë prej vitesh, ndërsa ka shprehur  gjithë mbështetjen e kishës katolike në këtë rajon.Ottavio VITALE Arqipeshkev i Dioqezes se Lezhes: Torovici ka qenë gjithmonë një zonë më e braktisur dhe tani është më shumë e braktisur. Nëse motrat janë këtu akoma dhe sot është sepse nuk duan të sjellin shembullin e qeverisë, për të braktisur popullin. Ne nuk e braktisim popullin.Në besimin në zot do të bashkpunojmë ngushtë në shërbim të njeri tjetrit dhe përmirsimin e jetës së komunitetit lezhjanë. Kjo ka qenë pergjigja e kryebashkiakut të Lezhës Frrokaj për banoret e fshatit Torovice, duke i siguruar se do të jetë pranë tyre.Fran FRROKAJ Kryetar i Bashkise Lezhe: Nëpërmjet besimit tek feja, nëpërmjet besimit edhe tek pushteti do të bëjmë të mundur që të gjejmë rehatinë tonë, qetësinë tonë, të ardhmen tonë, të përmirësojmë jetën tonë.Janë 5 mijë banorë të Torovicës që shumica e tyre jetojnë në kushte ekstreme ekonomike, duke i detyruar që shumë prej tyre të gjejnë si zgjidhje azilin, pasi muajit e fundit shume familje kanë kyçur banesat e tyre duke u larguar drejt vendeve të Bashkimit Evropina për një jetë më të mirë.arqipeshkvi/Oranews.tv/