Hapen dyert e kancelarisë gjermane, qytetarët mund të vizitojnë zyrën e Merkel
Qindra vizitorë kanë mbushur ndërtesën e kancelarisë gjermane për tu bërë pjesë e traditës së përvitshme të kancelares gjermane Angela Merkel të dyerve të hapura. Për dy ditë, cdokush mund të vizitojë zyrat e kancelares, madje duke kaluar në tapetin e kuq që shtrohet për zyratrët e lartë të shteteve që vijnë në Berlin.Një pjesë e vizitorëve patën mundësi të shikonin nga afër helikopterin e kancelares, ndërsa ajo u shpjegonte se e përdor për të shkuar në vendet ku nuk ka aeroport apo që janë shumë larg për të shkuar me makinë.Ndërtesa e kancelarisë, që është më e madhe se Shtëpia e Bardhë, u ngrit pas propozimeve të bëra nga paraardhësi i Merkel, kancelari Helmut Kohl.835 arkitektë nga 54 shtete morën pjesë në konkursin për ndërtimin e saj që përfundoi në 2001 dhe ku sot punojnë 450 zyrtarë.Skulptura 90 tonëshe me emrin "Berlin" dhe e gdhendur nga artisti spanjoll Eduardo Chilliada u vendos jashtë kancelarisë në praninë e kancelarit Gerhard Shrëder.