Rama dhe Vuçiç në debat, sot përballë njëri-tjetrit në televizor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2015, 09:51
Një debet i regjistruar gjatë Samitit të Vjenës në emisionin Fqinjësia, mes kryeministrit Rama dhe atij Vuçiç do të transmetohet sot në orën 21:00 në TVSH dhe në disa televizione kosovare.Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë shqiptare nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale FB.Rama shkruan: Debati për emisionin Okruzenje (Fqinjësi) që u zhvillua gjatë procesit të Berlinit në Vienë e ku të dy kryeministrat folën në gjuhën e tyre, u regjistrua për t'u subtitruar dhe transmetuar sonte në oren 21:00 në TVSH; në të njëjtën orë ky debat do të shfaqet edhe në vendet e tjera të rajonit përveçse në Shqipëri, Kosovë (RTK1), Serbi (RTS 1) dhe Maqedoni (Alsat M).
/Oranews.tv/