Hysi: Reforma në drjetësinë e të miturve e vonuar, ta bëjme pjesë integrale të sistemit
Anëtarja e Komisionit të Posaçëm në Reformën e Drejtësisë ka deklaruar se kjo refomë është e vonuar te të miturit. Në tyrzën e organizuar nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë dhe në bashkëpunim me UNICEF, Hysi tha se reforma në sistemin e drejtësisë për të miturit duhet të jetë pjesë integrale e reformës dhe jo shtojcë e saj.Vasilika Hysi: Reforma në drjetësinë e të miturve është e vonuar. Disa standarde të parashikaura në ligj janë, por kemi ende mungesë të burimeve njerëzore dhe unë kam besim te grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, reforma në drejtësinë e të miturve të realizohet. Është koha të zgjerohet koncepti qe ne kemi për gjykatat.Analiza e bërë nga ekspertët, por edhe kontributi që do të japë kjo tryezë do të na ndihmojnë që të krijojmë një sistem drejtësia që të ndalojë përfshirjen e fëmijëve në krim. Si konkulzion ia vlen të diskutojmë se reforma për sistemin e drjetësisë tek të miturit duhet të jetë pjesë integrale dhe jo shtojcë e saj. Njerëzit nuk besojnë tek reforma në drejtësiVasilika Hysi: Ne vlersojmë që publiku të ketë besim të puna e komisionit. Ky komision ka prodhuar tre dokumenta të rëndësishëm. Njerëzit nuk besojnë te reforma në drejtësi dhe për këtë arsye komisioni parlamentar ka marrë disa vendime të rëndësishme që kanë mundësuar transparencën dhe gjithëpërfshirjen. Organizatat që asistojnë në reformën në drejtësi kanë përfaqësuesit e tyre. Puna e ekspertëve është lehtësuar falë punës së sekretariatit teknik. Ftesa për pjesëmarrja iu drejtua edhe institucioneve të rëndësishme që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë. Kjo refomra nuk mund të bëhet nga një grup i vetëm.Sekretariati teknik i komisionit ka përzgjedhur të rinj dhe të reja për të ofruar eksperiencën e tyre personale. Është miratuar edhe rrjeti i konsultimit me shoqërinë civle dhe me aktorë të tjerë, me të cilët unë kam pasur mundësinë të kontaktoj. Një aspekt i rëndësishëm është edhe portali online i reformës së sistemit të drejtësisëë.Transaprenca nuk është vetëm në ngritjen e këtyre grupeve, por edhe në debatet që janë bërë jashtë Tiranës, në 7 tryeza që janë zhvilluar. Janë 1400 eskpertë që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar. /Oranews.tv/