ISIS zbulon monedhat e reja prej ari, e barazvlefshme me 139 dollarë

Nëpërmjet një videoje militantët e Shtetit Islamik kanë treguar mjetin e tyre të fundit të propagandës – monedhën e tyre.Video, që përfshin një histori të zymtë dhe të shtrembëruar të ekonomisë botërore, tregon shkrirjen e monedhave prej ari, argjendi e bakri, shkruan Daily Mail.Video akuzon Shtetet e Bashkuara se i konfiskon pasuritë reale nëpërmjet një dekreti ekzekutiv me futjen e Aktit të Rezevrave të Arit në vitin 1934.Pavarësisht prodhimit të monedhës së tyre të re, ISIS nuk ka mjete të tjera për të paguar bandat e xhihadistëve përveç përdorimit të dollarëve amerikanë.Tregtia lokale vazhdon të bëhet nëpërmjet përdorimit të monedhës vendase ose me dollarë amerikanë, për shkak të stabilitetit të monedhës perëndimore.Grupi xhihadist deklaron në video se 1 dinar ari 21-karat peshon 4.25 gram dhe do të jetë i barabartë me 139 dollarë.ISIS thotë se monedha e tyre nuk do ta humbë kurrë vlerën në krahasim me paratë prej letre.    Meqënëse ISIS është grup terrorist nuk do të arrijë t’i përdorë monedhat jashtë territorit të saj.Sipas tyre, kjo monedhë do t’i japë fund skllavërimit nga kapitalizmi.2BCC326900000578-3215910-image-a-60_1440928526106 2BCC31BF00000578-3215910-image-a-82_1440928669036 2BCC311F00000578-3215910-image-a-73_1440928608168 2BCC323F00000578-3215910-image-a-61_1440928527926 2BCC327B00000578-3215910-image-a-64_1440928541256 2BCC328200000578-3215910-image-a-63_1440928536575 2BCC32DB00000578-3215910-image-a-80_1440928645036 2BCC31EB00000578-3215910-image-a-44_1440927928094/Oranews.tv/